Abrashi: Hyrja në CEFTA, ndër vendimet më të këqija të Kosovës
Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se largimi i taksës pa kushtëzime do të sjell bisedime në Bruksel edhe 20 vite.
Abrashi, në “Debat Plus” më Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se personalisht nuk do të kishte mbështetur asnjëherë hyrjen e Kosovës në CEFTA.
“Në atë kohë unë nuk kam qenë në politikë. Mendoj që është vendimi më i keq i Kosovës që ka hyrë në CEFTA”.
Ai ka thënë por në momentin që Kosova ka hyrë në CEFTA duhet t’i respektojë ato marrëveshje.
“Kosova ka respektuar 99% të marrëveshjeve që kanë të bëjnë me CEFTA-n”.
Abrashi thotë se reciprociteti është diçka abstrakte në raport me pozitën që e ka Kosova në arenën ndërkombëtare.
“Pozita delikate e Kosovën nuk përputhet me reciprocitetin. Çfarë mase reciproke do të përdorte Kosova kur Serbia lobon në Afrikë për çnjohje”.
Nënkryetari i AAK-së thotë se AAK-ja nuk është por mos largim të taksës por sipas tij “AAK është për t’u negociuar mirë pezullimi i taksës me një marrëveshje të fuqive të mëdha që neve na garantojnë se do të vjen deri të marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ndër të tjera Gazmend Abrashi.