Abrashi i AAK-së: Për Mitrovicën duhet një plan “Marshall”

02 nëntor 2020 | 14:16

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi, në seancën e sotme në të cilën është duke u debatuar për situatën në veri të Mitrovicës, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të formojë një trupë të veçantë në kuadër të zyrës së kryeministrit e cila do të adresojë të gjitha problemet e qytetit të ndarë.

Abrashi ka thënë se problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Mitrovicës së Veriut kërkojnë një trajtim të veçantë nga të gjitha institucionet e shtetit.

“Është ardhur koha të merremi me Mitrovicën, me strategji afatgjate politike dhe ekonomike për të trajtuar dhe zgjidhur problemin e qytetit dhe qytetarëve të saj. Është ardhur koha që qeveria të formojë një trup të veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit që të hartojë një plan afatshkurtër dhe afatmesëm që t’i adresonte të gjitha problemet e qytetit të ndarë dhe më të varfër të vendit dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar të filloi implementimi i atij plani. Një plan ‘Marshall’ për qytetin e Mitrovicës, i cili për shkak të specifikave, me lehtësi do të mund të mobilizonte edhe fonde ndërkombëtare në mënyrë që qyteti i Mitrovicës të ringjallet dhe të jetë shembull”, ka thënë Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, ka…