Abrashi i arsyeton emërimet familjare: Nuk mund t’i marrim nga PDK ose LDK
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka folur për emërimet e këshilltarëve politik, të cilët janë familjarë të deputetit Fitim Uka dhe Kryetarit të Kuvendit nga VV, Glauk Konjufca.
Ai ka thënë se emërimet e këshilltarëve janë politike dhe nuk paraqet ndonjë problem.
”Tash të dy këto emërime janë profesionale por normal se janë politike sepse janë këshilltar dhe këshilltarët merren njerëz të besueshëm e të afërt e profesional dhe normalisht se janë nga partia jonë se nuk mund ti marrim nga PDK dhe LDK”, ka thënë Abrashi në RTV Dukagjini, transmeton Periskopi.
Sot emërimet e familjarëve të Fitim Ukës dhe Glauk Konjufcës i ka sqaruar sot edhe zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se emërimi iu takon ministrave të cilët mund të zgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre.