Abrashi i LDK-së: Kuvendi i ri zgjedhor mbahet brenda javësh, kryetarët e degëve mbesin në detyrë

16 shkurt 2021 | 16:02

Sekretari i përgjithshëm në dorëheqje i LDK-së, Arban Abrashi, është deklaruar pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Ai ka thënë se kryetarët e degëve do të vazhdojnë të mbesin në detyrë deri pas Kuvendit zgjedhor që do të mbahet brenda disa javësh.

“Kryetarët e degëve mbesin në detyrë derisa të organizohet kuvendi. Kryetari do ta deponojë dorëheqjen në kuvend. Do t’i kemi dy-tre komisione, njëri nga ta do të jetë ai që do të merret me kandidaturat, kurse tjetri me mbarëvajtjen e procesit”

“Në mbledhje ka njoftuar se dorëheqja është e parevokueshme dhe nuk pretendon mandat tjetër. Mbajtja e Kuvendit zgjedhor është çështje javësh”, ka thënë Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “Camp Nou” sot (e martë) zhvillohet ndeshja e parë…