Abrashi i LV-së, Hotit: Mos është duke u hetuar ndonjë anëtar i udhëheqjes së LDK-së?

13 nëntor 2020 | 16:54

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se sa herë që flitet për korrupsionin, mendja dhe shikimi të shkon te ndërtesa shumëkatëshe e qeverisë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se qeveria aktuale nuk ka interes ta luftojë korrupsionin për shkak se ka interesa klanore dhe partiake.

Ai gjatë interpelancës së kryeministrit Avdullah Hoti, në lidhje me shfuqizimin e Task-Forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës, e ka pyetur kryeministrin Avdullah Hoti se për çfarë arsye e ka marrë vendimin një vendim të tillë.

Ai ka pyetur Hotin se mos është duke u hetuar ndonjë anëtar i lartë në LDK.

“Tregoni arsyen e vërtetë objektive dhe subjektive pse është shfuqizuar ky mekanizëm, a mos ndoshta ndonjë anëtar i udhëheqjes suaj partiake është duke u hetuar. Flisni, këtu është vendi për të folur, me fol të vërtetë”, e ka pyetur Abrashi kryeministrin.

Sipas tij, qeveria Hoti i ka shpallur luftë kujtdo që e lufton korrupsionin.

“Sa herë flitet për korrupsionin, shikimi kthehet kah ndërtesa shumëkatëshe e qeverisë. Na duhet neve një ngjarje tjetër që e përmbys këtë rrethanë. Sa herë që flitet për luftën kundër korrupsionit, vështrimi të kthehet tek një qeveri e ndershme, me vullnet dhe e vendosur. Kosova një përvojë negative e ka që 20 vjet, kurse përvojën pozitive e kishte gjatë 100 ditëve të qeverisë Kurti. Është e zakonshme që në Kosovë politikanët të kenë gojën plot luftë kundër korrupsionit. E vërteta e tyre është lufta kundër korrupsionit, anti-korrupsionit. Ju kujtohet besoj një shkarje e tillë kur një ministër i Drejtësisë theksonte që në ditën kur e kishte marrë detyrën, theksoi se do të përkushtohet për ta forcuar korrupsionin. Dhe kjo është realisht ajo çfarë po bëni ju”, ka thënë Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka…