Abrashi i LV-së: Numri i raketave të porositura përkon me numrin zyrtar të tankeve të Serbisë

12 janar 2024 | 14:45

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka bërë me dije se numri i raketave “Javelin” të porositura nga Kosova përkon me numrin zyrtar të tankeve të Serbisë.

Abrashi ka shkruar në “Facebook” se kjo porosi e ushtrisë së Kosovës është investimi për sigurinë dhe paqen në rajon.

“Numri 246 i raketave të porositura anti-tank të llojit ‘Javalin’ përkon me numrin zyrtar të deklaruar të tankeve ‘M84’ dhe ‘T-72B1MS’ të Serbisë. Për çdo tank nga një ‘Javalin’. Kjo porosi e Ushtrisë së Kosovës është investimi më i mirë në sigurinë dhe paqen e rajonit deri më tani”, ka shkruar Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për caktimin…