Abrashi i LV-së thotë ‘s’duam ta mbyllim derën e bashkëpunimit’ me AAK-në

11 dhjetor 2020 | 08:42

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga partia Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se partia e tij nuk është e interesuar ta mbyllë derën e bashkëpunimit në mes të LV-së dhe AAK-së. Megjithatë, sipas tij, deri tash nuk ka përafrime.

“Ne nuk jemi të interesuar ta mbyllim derën e bashkëpunimit, por nuk qëndron kjo që ne kemi përafrime”, është shprehur Abrashi.

Ai tha se PDK-ja po e dëshiron presidentin, por nuk është e sinqertë në çështjen e zgjedhjeve. “Mendoj se PDK-ja po e dëshiron presidentin, por nuk është e sinqertë për çështjen e zgjedhjeve”, ka thënë Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  David Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes…