Abrashi i VV-së i drejtohet von Cramonit: Për vizitorët e huaj preferohet Prizreni, i kemi qebapat e mirë
28 maj 2023
| 21:19
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka reaguar eurodeputetes, Viola von Cramon, pasi kjo e fundit në Zveçan iu tha forcave policore ”çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”, raporton GazetaBlic.
Abrashi përmes një shkrimi në “Facebook” e ka ftuar Von Cramon të shkojë në Prizren, duke iu referuar si vizitore e huaj.
“Von Cramon, për vizitorët e huaj preferohet Prizreni. I kemi qebapat e mira.” – ka shkruar ai në Facebook.