Abrashi kërkon hapjen e kufirit me Shqipërinë, sulmon Vetëvendosjen
31 maj 2020
| 13:30
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka kërkuar hapjen e kufirit me Shqipërinë.
Abrashi, duke sulmuar Vetëvendosjen, ka thënë se për bashkëpunimin kombëtar duhet të ketë vendim konrete dhe jo propagandë.
“Meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej të hënës (nesër), është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë. Për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste. Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqipërinë, e janë afru me fqinjët tjerë!”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)