Abrashi: LDK-ja qëndron shumë më mirë se 17%

29 janar 2021 | 23:06

Sondazhi i fundit i realizuar nga PIPOS të cilin e paraqiti Fisnik Halimi në Klan Kosova, për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt e kanë nxjerrë parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, më 43.8 përqind, PDK merr 21.1% dhe LDK me 17.2%.

Këtë sondazh e ka kontestuar sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi në një paraqitje në “Debat Plus”.

“Sondazhet që ne i bëjmë në baza të rregullta edhe në regjione tregojnë se LDK ka një rritje stabile. Ne qëndrojmë shumë më mirë se në sondazhet që janë prezantuar sot në televizionin Klan Kosova. Në këtë sondazh ne qëndronim te 17%, por në fakt ne qëndrojmë shumë më mirë”.

Abrashi thotë se LDK për shkak të pandemisë nuk ka pasur aktivitete me degë e nëndegë ndërsa në fillim të këtij viti gjërat kanë ndryshuar.

“Ne me takime ju kemi shpjeguar disa ndoshta keqkuptime që kanë ndodhur. Ju kemi treguar arsyet pse është prishur koalicioni LDK-LVV”.

Kandidati për deputet i LDK-së ka thënë se për këtë parti sinjalet nga SHBA për tërheqjen e ushtrisë janë marrë shumë seriozisht dhe thotë se këtë gjë ua kanë treguar edhe strukturave partiake dhe aktivistëve në terren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme e…