Abrashi: LDK-ja shënon rritje prej 2.9 për qind

29 janar 2021 | 11:44

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, ka thënë se kjo parti ka shënuar rritje në elektorat prej 2.9 për qind.

Ai ka theksuar se me këtë trend të rritjes, LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Të dhënat dhe anketimi nga terreni tregojnë për një trend stabil të rritjes të LDK-së. Për më pak se dy javë, LDK ka shënuar ngritje prej 2.9 për qind. Projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballet me shifra të…