Abrashi: LDK, sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë

14 mars 2021 | 23:28

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen e të parit të këtij subjekti.

“LDK sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë. Faleminderit Kuvendarëve, për bashkëpunimin e mirë e që bënë çmos për të respektuar masat”.“Falënderoj Kryetarin e deritanishëm Isa Mustafa, për kontributin dhe punën e palodhshme, gjatë mandatit në krye të LDK-së. Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm”, ka shkruar Abrashi në profilin  e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ponte Prizreni ka vazhduar me fitore, duke mundur Vëllaznimin me…