Abrashi: Mbyllja e rrugës kryesore në Prishtinë vazhdimësi e projekteve korruptive
Ish-kandidati për komunën e Prishtinës nga radhët e LDK-së dhe deputeti, Arban Abrashi ka kritikuar vendimin e komunës së Prishtinës për të mbyllur sot rrugën kryesore rruga “Xhorxh Bush” nga Katedralja deri tek hotel “Grand” për qarkullim të veturave.
“Mbyllja e rrugës kryesore, arteries kryesore të qytetit, pa konsultim, pa ofrim të zgjidhjeve alternative, dhe në nguti të madhe ka vetëm një emërues, vazhdimësinë e projekteve super korruptive në Komunë. Në fakt prapa mbylljes së rrugës, maskuar si shesh, qëndron ideja e ndërtimit të qendrës tregtare, e sponsorizuar nga grupe interesi, të cilat tani e mbajnë në pushtet uzurpatorin dhe plotësisht kontrollojnë Prishtinën”, ka shkruar Abrashi në profilin e vet në “Facebook”.
Ai shton se, “dëshira për të mbetur në pushtet me çdo kusht po shkatërron qytetin dhe fatkeqësisht po len shenja permanente”.