Abrashi: Në Fushë-Kosovës do të realizohen shumë projekte kapitale me rëndësi

20 gusht 2020 | 17:32

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, e ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ku kanë diskutuar për një mori projektesh të rëndësishme në këtë komunë.

Abrashi me këtë rast ka thënë se në Komunën e Fushë-Kosovës do të realizohen shumë projekte me rëndësi, që mundësojnë qasje më të lehtë në rrugë dhe po ashtu shkarkimin e qytetit nga numri i madh i veturave.

Sipas tij, të gjitha komunave po iu jepet prioritet në rregullimin e infrastrukturës. “Në Komunën e Fushë-Kosovës kemi shumë projekte të rëndësishme që do të realizohen. Do ta ndërtojmë një rrugë të re që do ta lidh Fushë-Kosovën me Prishtinën, përgjatë hekurudhës dhe zonës industriale, që do ta shkarkonte shumë këtë komunë nga trafiku i madh. Po ashtu planifikojmë ndërtimin e rrugës për në zonën industriale afër ‘Goleshit’ dhe përfundimin e rrugës për ‘Miradi’”, ka deklaruar Abrashi.

Ndërsa, kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, vlerësoi angazhimin e Abrashit për ta rregulluar infrasturktiurën e kësaj komune, duke theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë me Ministrinë e Infrastrukturës në realizimin e projekteve. ​

(A.M /Epoka e re)

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
21.08.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…