Abrashi: Nuk i takon Komisionit për Legjislacion ta interpretojë çështjen e deputetit Arifi

12 maj 2020 | 13:30

Komisioni për Legjislacion, ka shqyrtuar shkresën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, lidhur me mandatin e deputetit Etem Arifi, i cili është dënuar nga gjykata.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka thënë se për shkresën e Osmanit për mandatin e deputetit Etem Arifi kanë vendosur unanimisht që të mos trajtojnë këtë çështje, duke i ftuar organet kompetente të kryejnë punën e tyre.

“Çështja është e qartë kur kemi të bëjmë me raste të Gjykatës Supreme nuk i takon komisionit të bëjë interpretim”.

“Tashmë i takon organeve të rendit ta trajtojë. Komisioni me vota unanime ka vendosur se nuk është çështje për trajtim. Komisioni i ka rekomanduar kryetares që të kenë parasysh legjislacionin në fuqi”,ka thënë Abrashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Rihanna ka shënuar dy vjetorin e hapjes…