Abrashi pret 6 pikë në dy ndeshjet e radhës 

09 tetor 2020 | 14:40

Amir Abrashi ishte një nga të përzgjedhurit e stafit mediatik të kombëtares shqiptare për të dalë në konferencën për shtyp. Mesfushori i Freiburgut në Bundesligë erdhi me një dëmtim të lehtë, por konfirmoi se është rikuperuar plotësisht dhe është gati për ta dhënë maksimumin në dy sfidat ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në Ligën e Kombeve. Ai kishte edhe një dëshirë për ndeshjen e Kosovës. “Për momentin jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë problem. Jam gati për të luajtur dhe për të dhënë 100 % në fushën e lojës. E di që kam shumë ndeshje dhe dua ta ndihmoj ekipin me përvojën time. Duhet të bëjmë gjithçka për ta përforcuar grupin”, ka thënë Abrashi.

I pyetur si ndihet me rreshtimin 3-5-2, Abrashi: “Skemat i kam pranuar gjithmonë dhe përshtatem me atë që më kërkohet në fushë. Na i thotë trajneri çfarë të përmirësojmë dhe si duhet të sillemi, ndaj ne thjesht duhet të jemi të vëmendshëm. Gjithsesi e rëndësishme është që grupi të funksionojë mirë dhe inshallah të marrim tre pikë me Kazakistanin”.

Mesfushori Amir Abrashi është i bindur se kuqezinjtë mund të marrin gjashtë pikë në dy ndeshjet e radhës. “Atë humbje me Lituaninë po e vuajmë akoma, si unë, por besoj edhe lojtarët e tjerë. Megjithatë, të fitojmë tani ndaj Kazakistanit dhe të mendojmë për Lituaninë, ku do të më pëlqente që t’ua kthenim reston shpejt”, ka thënë Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se…