Abrashi: Qëllimi i Kurtit është lufta kundër LDK-së, e jo kundër kapjes së shtetit

18 mars 2020 | 17:38

Sekretari Organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka hedhur kritika të ashpra ndaj partnerit të koalicionit në Qeveri, Lëvizjes Vetëvendosje!, pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin Agim Veliu nga posti.

Abrashi përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar  se “Albin Kurti me veprimin e sotëm të shkarkimit të Ministrit Agim Veliu, edhe njëherë dëshmoi se qëllimi i tij është lufta kundër LDK-së dhe jo lufta kundër kapjes së shtetit”.

Sipas tij, Kurti në fillim ishte kundër Presidentit Ibrahim Rugova, por në pamundësi të luftojë figurën e Presidentit Rugova, Kurti ka zgjedhur të luftojë partinë e tij, pra duke goditur LDK-në.

Postimi i plotë i Abrashit:

Frikë JO, Kujdes PO

Albin Kurti me veprimin e sotëm të shkarkimit të Ministrit Agim Veliu, edhe njëherë dëshmoi se qëllimi i tij është lufta kundër LDK-së dhe jo lufta kundër kapjes së shtetit.

Ne fillim z. Kurti ishte kundër Presidentit Rugova, por në pamundësi të luftoj figurën e Presidentit Rugova, tash z. Kurti ka zgjedhur të luftoj partinë e tij, pra duke goditur LDK-në.

Lufta e z.Kurtit ndaj LDK vetëm ka ndryshuar formën, është duke u bërë me dinake dhe plot gënjeshtra. Kurti nuk ka problem vetëm me z.Veliu, por ka problem edhe me LDK-në në Podujevë.

Sot Kurti po sulmon LDK ne Podujevë, njejtë nesër do të sulmoj LDK-në në Gjilan, Pejë, çdo kund tjetër. Kurti ka problem me LDK-në, jo veç me personat brenda LDK-së, ashtu siç ka problemet e tij ideologjike me Presidentin Rugova dhe me veprimet shtetndërtuese të LDK-së gjatë gjithë periudhës.

Kurti po beson se shkatërrimin e LDK-së, mund t’a bëjë duke përçarë nga brenda LDK-në, pra duke llogaritur në apetitet e disa personave brenda LDK-së të cilët mund të shohin ndonjë oportunitet në ngritjen e tyre karrieriste brenda LDK-së, e që në të ardhmen do t’i shërbejnë atij.

Prandaj, z. Kurtin e keni dëgjuar me dinakri që një ditë të lavdëron dikend nga LDK-ja, dhe ditën tjeter të sulmoj dikën tjetër. Kjo në fjalë popullor do të ishte e barabartë me “Të vran natën e të qan ditën”

Sot kundër veprimeve të z.Kurti duhet të ngritën jo vetëm të gjithë antarët e LDK-së, por edhe qytetarët e Kosovës. Kurti sot është kundër LDK-së, pikërisht pasi që është LDK-ja ajo që po ja pa-pamundëson z. Kurti që Kosova të prishë marrëdhëniet me SHBA-të

Frikë JO, Kujdes PO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas shkarkimit të…