Abrashi: Rehabilitimi i hekurudhave rrit mundësinë për investime
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i shoqëruar nga kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Xhevat Ramosaj, ka inspektuar sot punimet e hekurudhës së Kosovës, në linjën 10.
Ai me këtë rast ka thënë se pret që faza e parë e projektit për rehabilitimin e kësaj hekurudhe pritet të përfundojë në kohë rekorde dhe do të mundësojë në hekurudhat e Kosovës, dhe trenat do të lëvizin me shpejtë. “Rehabilitimi i hekurudhës është nënshkruar që disa muaj si kontratë, por javëve të fundit të madh edhe të ministrisë, Infrakosit dhe gjithsesi edhe i njësisë, po shohim një shtim të punëve, një dinamikë më të madhe të punëve, dhe shpresojmë që përkundër pandemisë të arrijmë që kjo pjesë e hekurudhës, faza e parë të rehabilitohet në kohë rekorde. Gjithsesi që kjo do të merr kohë, por sidoqoftë jemi këtu që të përkrahim këtë ndërmarrje në mënyrë që të modernizojmë linjën hekurudhore, pikë së pari këtë pjesë, pastaj do të vazhdojmë edhe në fazën e dytë deri në Mitrovice, fazën e tretë deri në kufi me Serbinë. Mbi të gjitha, ky është një avancim i hekurudhave të Kosovës, që nënkupton që trenat tani do të lëvizin me shpejt. Shpejtësia të kalojë mbi 100 km në orë, edhe për mallra edhe për udhëtarë, që nënkupton aktivitet ekonomik më të shtuar për vendin, por edhe më shume investime për ne”, është shprehur Abrashi.
Ai ka paralajmëruar se ministria që ai drejton do të punojë edhe në projekte tjera, në mënyrë që Prishtina të shndërrohet në një qendër ndërlidhëse të rajonit, duke iu ofruar kështu më shumë mundësi zhvillimit të bizneseve dhe tërheqjen e investimeve.
“Ne do të punojmë edhe në projekte tjera, në planin tonë do të paraqesim edhe rehabilitimin e rrugëve nga Prishtina deri në Merdare dhe pastaj të lidhemi me rrugë me Nishin. Një qendër multimedialë, stacion i trenit, autobusëve në Prishtinë, sepse kur kompletohet ky rrjet i hekurudhave dhe autostradave, mund të synojmë që Prishtina të jetë një qendër ndërlidhëse e regjionit që t’i jep edhe më shumë mundësi bizneseve dhe investimeve”, ka deklaruar Abrashi.
Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Xhevat Ramosaj, ka shprehur gatishmërinë që ky projekt të vazhdojë, dhe të përfundojë me kohë. “Unë shpreha gatishmërinë tonë, që ne ta vazhdojmë këtë projekt dhe të përfundojë me kohë ashtu siç është paraparë, por, eventualisht për shkak të pandemisë edhe ndonjë vonesë e vogël mund të ndodhë, por sidoqoftë me insistimin dhe punën tonë të përkushtuar edhe të zotit ministër, kemi arritur që ta shtyjmë kontraktorin që të bëjë zgjerimin e punëve”, u shpreh Ramosaj.
(A.M / Epoka e re)