Abrashi rikthehet në mars
20 dhjetor 2018
| 12:21
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi, i cili ka vuajtur nga një lëndim i gjatë, pritet të jetë i gatshëm për pjesën e dytë të kampionatit.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Freiburgut, Christian Streich. “Amiri po stërvitet shumë mirë dhe shumë fort. Të gjithë që e njohin Amirin e dinë se ai është një luftëtar i pabesueshëm në fushë dhe stërvitet gjithmonë mirë. Ai do ta nisë stërvitjen me skuadrën në fund të janarit dhe do të jetë i gatshëm në mars”, ka thënë Abrashi.