Abrashi rikthehet nga lëndimi

19 shtator 2018 | 15:55

Amir Abrashi pësoi një dëmtim të rëndë në gju, që e detyroi të kryente një ndërhyrje kirurgjikale. Hera e fundit që mesfushori kishte zbritur në fushë ka qenë më 10 mars të këtij viti ndaj Herthas.

Abrashi la fushën e lojës i dëmtuar që në minutën e 29 dhe që atë herë ka qenë në fazë rikuperimi. Më në fund ka dritë në fund të tunelit për lojtarin e Kombëtares kuqezi, pasi vetë ai ka njoftuar përmes një postimi në “Instagram” se ka nisur të ushtrohet me top. Një periudhë relativisht e gjatë dhe e mundimshme për mesfushorin, i cili ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kombëtares së Shqipërisë. Lajm i mirë për vetë lojtarin, por dhe për tifozët kuqezi, pasi për pak kohë Abrashi do të jetë gati për të zbritur në fushën e blertë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Fehmi Mehmeti ka…