Abrashi rinovon kontratën me Grasshopersin
Reprezentuesi i Shqipërisë, Amir Abrashi e ka vazhduar kontratën me Grasshopersin edhe për një vjet. Lajmin për rinovimin e kontratës e ka bërë klubi zviceran përmes një njoftimi.
“Grasshopper Club Zurich ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e kontratës me kapitenin Abrashi. Mesfushori 34-vjeçar do të qëndrojë te GCZ edhe për një sezon. Me lidershipin, pasionin dhe përkushtimin e tij, Amir Abrashi është pjesë e pazëvendësueshme e skuadrës. Ai luajti për Grasshopers nga 2010 deri në 2015 para se të transferohej në SC Freiburg në Bundesligë. Në total ai plotësoi 258 paraqitje për GC Zurich”, thuhet në njoftimin e Grashoppersit.
Ndërkohë, i lumtur me rinovimin e kontratës është shprehur edhe 34-vjeçari. “GC Zurich do të thotë shumë për mua dhe jam krenare që vazhdoj të mbaj logon në gjoks. Do të bëj më të mirën dhe do të luftoj gjithmonë për klubin”, ka thënë Abrashi.