Abrashi rinovon me Grasshoppersin
01 mars 2024
| 14:35
Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën zvicerane, Grasshoppers. Abrashi dhe klubi në fjalë do të vazhdojnë së bashku deri në vitin 2025.
Kapiteni i klubit zviceran, pasi firmosi kontratën e re, u shpreh tepër i lumtur.
“Për mua nuk ka asnjë klub tjetër përveç Grasshoppers. Kam mësuar, përjetuar dhe zhvilluar shumë këtu. Këtu jam si në shtëpi. Jam i lumtur që mund të vazhdoj në këtë klub dhe dua të arrij potencialin tim të plotë”, u shpreh Abrashi.