Abrashi: Të gjithë duhet të jemi gati për Kombëtaren
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi foli për atmosferën në ekipin kuqezi me trajnerin e ri Edi Reja, në prag të sfidës ndaj Islandës.
“Në fund të sezonit u lodhëm pak, pata disa ditë pushimi. Të shohim tani a do jem gati. Unë i kam parë ndeshjet e Kombëtares. Kemi pasur ndeshje të mira dhe jo të mira. Rezultatet duhet të ishin më të mira. Çfarë iku, iku. Tani me trajnerin Reja duhet të fillojmë përgatitjet me Islandën për të marrë rezultat pozitiv. Është ndeshje e rëndësishme. Unë nuk i krahasoj trajnerët. Çdo njeri ka filozofinë e vetë. Rëndësi kanë rezultatet. E rëndësishme është që ekipi të jetë bashkë”, ka thënë Abrashi.
“Duhet të gjithë të jemi gati për Kombëtaren. Duhet të jap 100% dhe ai që nuk luan. Po mos isha gati nuk kisha ardhur këtu. Jam gati për të ndihmuar ekipin dhe Rejën. Unë jap maksimumin. Më pas vendos trajneri”, ka deklaruar Abrashi.