Abrashi thotë se nuk do të diskutojnë me PDK-në për rrëzimin e qeverisë Kurti
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi, ka bërë me dije se kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka marrë mbështetje nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për mocionin kundër qeverisë se drejtuar nga Albin Kurti.
Abrashi ka bërë me dije se Mustafa do të takohet me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, por jo edhe me ata të PDK-së, Kadri Veseli.
“Nuk besoj se do të takohet (me Kadri Veselin)”, ka thënë Abrashi, kur është pyetur nga gazetarët për një takim të mundshëm me drejtuesit e PDK-së.
Më tutje, Abrashi ka thënë se grupi parlamentar i LDK-së është duke e përgatitur mocionin kundër qeverisë Kurti.
Abrashi ka theksuar se pas kësaj situate, nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje të reja, por duhet të bëhet një zgjidhje.