Abrashi, titullar ndaj Schalkes
16 shkurt 2019
| 07:11
Freiburg do të ketë gjashtë mungesa në transfertën e radhës në Bundesliga. Ky fakt ka vënë jo pak në vështirësi trajnerin e Freiburgut, Christian Streich, i cili do të ketë një përballje të rëndësishme si ajo kundër Schalkes.
Gjithsesi, ky është një lajm i mirë për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Amir Abrashi. I dëmtuar dhe jashtë fushe prej marsit të vitit të kaluar, “pitbulli” shqiptar u rikthye disa muaj më parë në stërvitje me Freiburgun.
Mediet në Gjermani e shohin mesfushorin shqiptar si alternativën kryesore për mesfushën e Freiburgut në përballje me Schalken.