Abuzimet me të miturit, Papa: S’mjaftojnë dënimet me fjalë
21 shkurt 2019
| 17:12
Bota për Papa Françeskun pret masa konkrete mbi frenimin e abuzimit të priftërinjve me të mitur, e jo vetëm dënime me fjalë.
Gjatë samitit të zhvilluar në Vatikan, me në qendër skandalet që kanë tronditur nga themelet kishën katolike, Ati i Shenjtë tha se zëri i “të vegjëlve që kërkojnë drejtësi” duhet dëgjuar.
“Njerëzit e shenjtë të Perëndisë shohin nga ne dhe presin që të merren masa konkrete dhe efikase. Kjo është një domosdoshmëri. I kërkoj shpirtit të shenjtë të na mbështesë në këto ditë të vështira, e të na ndihmojë ta transformojmë këtë të keqe në një mundësi për ndërgjegjësim dhe purifikim”, ka thënë Papa.