Abuzuan me tenderët, SPAK-u lëshon 24 masa sigurie për stafin e një universiteti

25 shkurt 2025 | 09:53

Prokuroria e Posaçme e SPAK-ut në Shqipëri ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor në Kamëz.

Top Channel raporton se ndaj të dyshuarve janë vendosur masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi.

Konkretisht, për pesë persona, SPAK ka kërkuar arrest me burg. Për 10 të dyshuar është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ dhe detyrim paraqitje për nëntë të tjerë.

Mes të arrestuarve janë Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike në universitet, Mehmet Qoshja, specialist për fondet.

Ndërsa Pirro Zogu, që rezulton se jeton jashtë vendit, është shpallur në kërkim.

Për dy zëvendësrektorët, Ilir Kapajn dhe Romina Koton, është caktuar masa detyrim paraqitje.

Ata dyshohet se janë përfshirë në tenderë të ndryshëm dhe hetimi i nisur që në vitin 2022, ‘i nxori zbuluar’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në veri të…