“Abuzues, spekulant”, avokati i Selimit me akuza ndaj gjykatësit francez që ia refuzoi lirimin
Avokati i Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale, David Young, ka dërguar tek paneli apelin e tij në lidhje me vendimin e gjykatësit francez të procedurës paraprake, i cili ia ka refuzuar kërkesën për lirim e klientit të tij nga paraburgimi.
Në parashtresat (ankesat) e avokatit të Selimit është përmendur garancia e dhënë nga drejtori i policisë, Samedin Mehmeti për lirimin nga paraburgimi të klientit të tij.
Young ka akuzuar ashpër gjyqtarin paraprak, Nicollas Guillou, për vendimin e tij në favor të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), duke thënë se ai po spekulon dhe po abuzon me pozicionin e gjykimit.
“Së fundi, qëndrimi i ZPS -së në lidhje me garancitë e dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, dhe gjetja e Panelit të Apelit në të njëjtën gjë, lidhet në mënyrë të ngjashme me kushtet e propozuara në kohën e vendimit të Ankesave të Lirimit të Përkohshëm. Siç thuhet në apel, sigurimi i drejtorit të përgjithshëm u dha si pjesë e ftesës specifike për t’u angazhuar drejtpërdrejt me drejtorin e policisë, nëse kërkohej ndonjë sqarim ose informacion i mëtejshëm mbi masat shtesë të propozuara të mbrojtjes së Selimit. Gjyqtari i procedurës paraprake, duke hedhur poshtë këto garanci bazuar në spekulimet e tij në lidhje me praktikat e kushteve të propozuara shtesë, dhe pa treguar gatishmëri për t’u angazhuar me drejtorin e përgjithshëm, vendosi në një mënyrë aq të padrejtë dhe të paarsyeshme saqë përbën një abuzim të gjykimit”, ka thënë Young në parashtresat e tij.
Më tutje, mbrojtja e Selimit ka thënë se është vet paneli i apelit ai që ka gjetur mangësi të mëdha në arsyetimet që ka dhënë gjyqtari paraprak në vendimin për paraburgimin në janar të këtij viti.
Në parashtresa është thënë se arsyet e mangëta për refuzimin e paraburgimit të cilat po paraqiten secilën herë kur ka kërkesë, po e minojnë të drejtën e mbrojtjes për të apeluar kërkesën e kundërshtuar.
Madje, mbrojtja e Selimit ka theksuar se me këto veprime, gjyqtari francez i procedurës paraprake është duke lënë një kuptim të errët në formën se siç është duke i ushtruar kompetencat e tij.
“Së pari, përgjigja injoron çështjen themelore të kësaj baze apeli; se mangësia e vazhdueshme dhe e përsëritur e arsyetimit minon të drejtën e mbrojtjes për të apeluar Vendimin e kundërshtuar. Ashtu siç u pranua nga SPO në përgjigjen e saj, Paneli i Apelit ra dakord, që Vendimi i Paraburgimit i Janarit 2021 vuante nga një mangësi arsyetimi. Kritika nga kolegji i Apelit nuk u kufizua në gjetjet e tij të përgjithshme mbi ‘detyrën për të dhënë opinion të arsyetuar’, siç nënkuptohet në përgjigje, por në fakt iu referua disa dështimeve specifike nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake. Të kundërshtuarit e vendimit jo vetëm që nuk i kuron këto defekte, por i përsërit dhe i shton ato, duke siguruar që jurisprudenca që po zhvillohet dhe do të vazhdojë të zhvillohet, të lërë një kuptim të errët të mënyrës sesi gjyqtari i procedurës paraprake ushtron kompetencat e tij diskrecionale”, thuhet në parashtresat e avokatit të Selimit.
Mbrojtja tutje nënvizon faktin se Apeli ka kërkuar nga gjyqtari paraprak dhe Prokuroria të arsyetojë më gjerësisht argumentet e propozuara në rastet kontestuese.
Ndryshe, Gjykata Speciale ua ka refuzuar lirimin nga paraburgimi krerëve të UÇK-së.
Madje, në vendimin për ish-presidentin Thaçi, gjykatësi paraprak ka injoruar garancitë e dy shteteve për lirimin nga paraburgim.