AC Milan: Lëndimi i Ibrahimoviçit nuk është serioz
26 maj 2020
| 15:19
Zlatan Ibrahimoviç pësoi një dëmtim ditën e djeshme në stërvitje, duke sjellë ankthin te Milani.
Në fillim u mendua për një dëmtim të rëndë, i cili mund t’i mbyllte sezonin, por edhe karrierën e tij futbollistike, duke parë edhe moshën e madhe të futbollistit.
Megjithatë tashmë te kuqezinjtë mund të jenë të qetë, kjo edhe për shkak të përgjigjes së marrë nga testet e kryera prej sulmuesit.
Në një komunikate zyrtare, Milani ka njoftuar se suedezi ka pësuar një dëmtim muskulor në pulpën e këmbës së djathtë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të madh që do e detyronte lojtarin të mbyllte karrierën e tij.
Klubi kuqezi në komunikatë ka njoftuar se Ibra do kryejë edhe teste të tjera pas 10 ditëve, ku dhe do të përcaktohet koha e rikuperimit.