AC Milani po e mbyllë marrëveshjen për Walkerin
AC Milani është në negociatat finale për ta kompletuar marrëveshjen me Manchester Cityn për mbrojtësin Kyle Walker.
Sipas raportimeve të fundit, ylli anglez do t’iu bashkohet “Rossonerëve” në formë huazimi me opsion blerje.
Më herët këtë muaj, trajneri Pep Guardiola konfirmoi se vetë Walker ka kërkuar të largohet nga “Etihad”, me dëshirën për të pasur eksperiencë diku tjetër para pensionimit.
34-vjeçari ka kontratë me “Qytetarët” deri në verën e vitit 2026, por City është i gatshëm ta lejojë të largohet për një çmim minimal shkaku i kontributit që ka dhënë lojtari në këto shtatë vite e gjysmë, ku fitoi gjashtë herë Premierligën.
Walker pritet që t’i kushtojë Milanit vetëm 1 milionë euro për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa nëse klubi italian vendos ta aktivizojë klauzolën atëherë do të jetë 5 milionë euro në verë.
Milani dhe Man City pritet ta finalizojnë marrëveshjen brenda 24 orëve të ardhshme.
Anglezi ka dhënë aprovimin për këtë lëvizje, pavarësisht interesimit të klubeve tjera evropiane si dhe disa nga Arabia Saudite.