“Acaruan raportet me të gjithë botën”, Hoti: Qeveria Kurti ia dha të mbrapshtën Kosovës
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka akuzuar kryeministrin Kurti edhe për prishje të raporteve me aleatë, vende fqinje dhe përçarje të shqiptarëve jashtë Kosovës.
Hoti ka thënë në vend që vendimet të merren në Prishtinë në bashkëpunim dhe sipas këshillave të miqve tanë, shkojnë dhe dialogojnë me Serbinë në Bruksel për çështjen e dinarit, për të cilin para një jave thonin se nuk do të jetë pjesë e dialogut.
Para një jave thonin se nuk diskutojnë në Bruksel për çështjen e dinarit. Tani detyrohen të ulen në tavolinë.
“Në vend që vendimet të merren në Prishtinë në bashkëpunim dhe sipas këshillave të miqve tanë, këta shkojnë të dialogojnë me Serbinë në Bruksel.
Para një jave thonin se nuk diskutojnë në Bruksel për çështjen e dinarit. Tani detyrohen të ulen në tavolinë. Në vend se të dëgjoheshin këshillat e miqve e të vazhdohej dialogu i nisur për marrëveshje finale për njohje reciproke, mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na acaruan raportet me gjithë botën demokratike, na dhanë të mbrapshtën, na krijuan status quo të re, na bllokuan procesin eurointegrues, na sollën sanksione, na cënuan raportet shtetërore me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, i bënë pikë e pesë shqiptarët në Luginë e në Maqedoni të Veriut”, ka shkruar Hoti të shtunën.
Raegimi i Hotit vjen pasi gjatë ditës së djeshme, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor , Gabriel Escobar teksa bëri të ditur se kryeministri Kurti ka refuzuar propozimet e tij për dinarin, tha se nuk është hera e parë që është refuzuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Ai pohoi se ka shumë zhgënjim me Qeverinë Kurti si në Uashington, ashtu edhe në Romë, Berlin e Paris, teksa përmendi Lëvizjen Vetëvendosje me emër.
Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Escobar theksoi se forca e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe SHBA-së është mes njerëzve.
“Nuk është hera e parë, këtë ua them. Dhe, ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosje – jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, në Romë, Berlin dhe Paris gjithashtu. Ne, përderisa i afrohemi 25-vjetorit të aksionit të NATO-s, është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që forca e marrëdhënies ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes njerëzve”, tha ai.