Adebahr: BE-ja dëshiron marrëveshje Kosovë – Serbi para pranverës së vitit të ardhshëm

20 shtator 2018 | 15:31

Eksperti i politikës së jashtme të BE-së pranë Qendrës për Hulumtime Politike, Carnegie Europe, Cornelius Adebahr, ka thënë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve territoriale përfshinë edhe vende të tjera dhe jo vetëm Kosovën dhe Serbinë, prandaj sipas tij duhet dëgjuar se çfarë mendojnë ata për këtë çështje.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai ka thënë se Bashkimi Evropian pret që një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet para pranverës së vitit të ardhshëm, përderisa thekson se gatishmëria për njohje e pesë vendeve të BE-së varet nga vlerësimi i tyre për marrëveshjen mes dy vendeve.

“Për arsye të kuptueshme, autoritetet e BE-së do të dëshironin të shihnin një përfundim para pranverës së ardhshme, kur mbaron mandati i tanishëm i Komisionit Evropian. Kjo pasi tranzicioni pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian konsumon shume kohë dhe energji. Plus që Brukseli do të dëshironte disa lajme të mira pas largimit të Britanisë së Madhe nga blloku në fund të marsit të vitit 2019. Gatishmëria e pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën varet se si ata e vlerësojnë marrëveshjen e arritur, bazuar në shqetësimet e tyre të brendshme. Pra ne mund ta rrisim listën e vendeve mendimet e të cilave duhet të dëgjohen, siç janë këto pesë vende”, ka thënë Adebahr.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë  se sulmuesi Daniel…