Adele me album të ri më 2019-ën
Kanë kaluar tre vjet nga “25”, puna e tretë e Adele dhe kantautorja britanike tani është gati të kthehet në punë për përpjekjen e saj të katërt.
Sipas mediave britanike, synimi është të kalojë këtë verë duke shkruar këngë të reja për një album që mund të dalë për Krishtlindjet e 2019. Ndërkohë, Adele mund të shfaqet si një yll i ftuar në albumin e ardhshëm të Foo Fighters.
Ishte Dave Ghrol, këngëtar i grupit, i cili deklaroi se mund të kishte një mundësi për ta bërë këtë. Një bashkëpunim mes këngëtares dhe grupit ishte folur tashmë në të kaluarën, por pastaj gjithçka ishte e paqartë. “Për fat të keq nuk ishte e vërtetë – tha Ghrol -, por këtë herë ndoshta …”.
Për Adele ky mund të jetë një hap i ngrohtë në funksion të kthimit në skenë.
Albumi i fundit “25” ka qenë në krye të listës në 32 vende, duke shitur miliona kopje (fizike) edhe në një periudhë krize të zezë në diskografi. Përsëritja bëhet gjithnjë e më e vështirë çdo herë, por Adele na ka mësuar që të arrijë çdo herë rekorde të reja.