Adele feston ditëlindjen e 30-të
Ajo mes Adeles, muzikës dhe audiencës së saj është një histori dashurie e filluar 10 vjet më parë, kur hiti i saj i parë “Hometown Glory” i hapi rrugën karrierës së saj të pabesueshme.
Kanë mjaftuar tre rekorde për ta bërë atë një divë muzikore, si dhe një nga gratë më të pasura në botë me një pasuri prej rreth 150 milionë euro. Këngëtarja e hitit “Rolling In The Deep” ka shumë arsye për të festuar.
Në vitin 2006 regjistron disa këngë dhe i publikon në Myspace. Këngët fituan menjëherë sukses. Në 2008-ën firmos një kontratë diskografike me XL Recording dhe publikon këngën e saj të parë “Chasin Pavemnets”, që i paraprin albumit “19”.
Në 2009-ën fiton çmimin “Grammy Awards” si këngëtarja më e mirë interpretuese. Në 2011-ën është viti i hitit “Rolling In The Deep” dhe të famshmes “Someone like you”, transmeton atsh. Por Adele anulon turnetë për probleme të kordave vokale. Po ashtu, në vitin 2011 këngëtarja bëhet nënë për herë të parë e një djali, Angelo.
Në vitin 2013 fiton çmimin “Oscar” me këngën “Skyfall”, kolonë zanore në një film të James Bondit. Në 2005-ën, pas 4 vitesh pushim, Adele publikon këngën “Hello”.
Në moshën 30-vjeçare, Adele nuk është vetëm një nga yjet më të rëndësishëm pop të kohës së saj, por edhe një grua e realizuar: nëna e engjëllit të vogël dhe gruas së Simon Koneckit.
Adele në vitet e fundit është përballur gjithashtu me një ndryshim të madh fizik, duke humbur 30 kilogramë dhe duke udhëhequr një mënyrë jetese më të shëndetshme.
Adele, emri i vërtetë i së cilës është Laurie Blue Adkins ka lindur më 5 maj 1988 në Londër.