Adele humbet 45 kilogramë
14 janar 2020
| 11:33
Këngëtarja britanike Adele ka humbur 45 kilogramë dhe ka shndërruar trupin falë një serie ndryshimesh në stilin e jetës.
Adele raportohet se ka humbur në mënyrë të shpejtë 45 kilogramë të tepërt nga trupi i saj. Ajo u shfaq në fotografi e veshur me një fustan të shkurtër lulesh në një festë me James Corden dhe Harry Styles.
Në një moment Adele shihet duke folur me fansat dhe duke ua treguar atyre sekretin e dobësimit. Adele shihet tani jo vetëm si një këngëtare me zë fantastik, por edhe si një dietologe e mirë.