Adele ka humbur shumë kilogramë

06 maj 2020 | 14:49

Këngëtarja e njohur, Adele, i ka habitur të gjithë me një fotografi që e publikoi të martën në “Twitter”.

Në shkurt u raportua se ajo i ka humbur mbi 40 kilogramë dhe kjo vërehej qartazi në fotografinë e publikuar.

Autorja e hitit “Hello” ishte duke e festuar ditëlindjen e vet të 32-të kur u shfaq në një fustan të zi, i cili ia vinte në pah linjat e reja të trupit, shkruan “Daily Mail”.

“Faleminderit për dashurinë për ditëlindje. Shpresoj se të gjithë jeni duke qëndruar të sigurt dhe të shëndoshë gjatë kësaj kohe të çmendur”, shkroi ajo në përshkrimin e bashkëngjitur me fotografinë e publikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar akademik Fehmi Aganin,…