Adele në lidhje të re dashurie? (Foto)
08 korrik 2019
| 11:18
Kohët e fundit është spekuluar për një romancë të re në jetën e Adeles. Adele është shfaqur dorë për dore me një mashkull në “British Summer Time Hyde Park Festival” dhe të gjithë kanë menduar se bëhej fjalë për një lidhje të re, shkruan “Usmagazine”.
Në fakt, personi në fjalë nuk është një mashkull i ri në jetën e këngëtares dhe as i dashuri i saj. Ai quhet Paul Drayton dhe është bashkëshorti i mikut të saj të njohur, Alan Carr.
Drayton është thjesht mik i ngushtë i Adeles dhe në mes të tyre nuk mund të ketë asgjë më tepër. Pas divorcit me Simon Konecki, këngëtarja është në qendër të vëmendjes nga mediat ku thuajse çdo javë e lidhin atë me një person të ri.