Adele ofron më shumë se 50 milionë për të blerë shtëpinë e Sylvester Stallone

06 janar 2022 | 14:00

Adele ka bërë një ofertë në vlerë prej 58 milionë dollarësh për të blerë pronën e Sylvester Stallone në Beverly Hills.

Sipas “The Hollywood Reporter”, inspektimet e nevojshme janë duke u zhvilluar para se të finalizohet shitja.

Vila ndodhet në lagjen e pasur të Beverly Park, e cila nuk është e aksesueshme për të huajt.

Aty pranë jetojnë fytyrat të njohura si: Denzel Washington, Dwayne Johnson, Justin Bieber, Mark Wahlberg, Eddie Murphy dhe Sofia Vergara. Shtëpia ka tetë dhoma gjumi, ka një sipërfaqe prej 1430 metrash katrorë dhe ka tokë prej 1.5 hektarësh. Aty ka edhe një pishinë me pamje nga horizonti i Los Anxhelosit.

Stallone e nxori shtëpinë në shitje në fillim të vitit të kaluar për 110 milionë dollarë, por ekspertët treguan se ajo ishte shumë më e lartë se çmimet aktuale në zonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti më i ri tashmë në shtëpinë e “Big Brother…