Adele tregon sekretin e dietës që e dobësoi kaq shumë
31 tetor 2019
| 10:54
Këngëtarja e famshme Adele po i nxjerr “si me grep” sekretet e dobësimit të saj. Ajo ka humbur mjaft peshë dhe u tha se ajo është kthyer në një adhuruese të Pilatesit, i cili e ka ndihmuar shumë të heqë ca nga kilogramët e tepërta.
Por nuk qenka vetëm kaq: pamja mbresëlënëse e saj në festën e datëlindjes së 33-të të reperit Drake e cila u mbajt në studiot e Goya në Hollywood, duket i detyrohet dhe një diete të cilën e ka ndarë edhe me ndjekësit e vet.