Adelina Ismaili, deputetes së PDK-së: Të dua Blerta!

22 korrik 2020 | 13:57

Këngëtarja Adelina Ismaili është një rugoviste e thekur me dekada por kjo nuk e ka penguar që të ketë mike edhe nga tabori tjetër rival, Partia Demokratike e Kosovës.

Tash e një kohë të gjatë, një prej shoqeve më të mira të saj është deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, me të cilën Ismaili shihet shpesh e afërt.

Njëjtë ka vepruar së fundmi me një postim të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ku shprehet në superlativa për Deliun, duke evokuar kujtime nga periudha e studimeve në Fakultetin e Arteve.

“Shoqja ime. Të kam njohur një jetë të tërë. Ishe vajza më e bukur në Fakultetin e arteve. U bëre një artiste e madhe, një grua e mrekullueshme dhe një nënë për t’u lakmuar. Nuk më le vetë kurrë, asgjë kurrë nuk na ndau. Dhe sa më shumë të njoh, më shumë krenohem me ty. Sot je një grua e fuqishme e politikës, një zë që admirohet. Je shigjetarja ime e bukur, je krenari. Të dua Blerta” – është shprehur Adelina në postimin e bërë krah një fotografie të përbashkët me deputeten. /prive.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka…