Adelina Rama humbi luftën për të bronztën, lëndohet Orges Arifi

24 qershor 2018 | 11:48

Adelina Rama ishte shumë afër të shkruajë historinë, duke i sjell Kosovës medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Karateistja e humbi luftën për medaljen e bronztë në repesazh nga spanjollja, Maria Ferrer, në kategorinë -61 kilogramë.

Paraprakisht ajo mposhti portugezen, në Ana Simao, në repesazh, kurse u mposht nga Giana Loty e Egjiptit. Rrethin e parë e kaloi pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit në momentin e garës.

Në konkurrencën e meshkujve, garoi Orges Arifi (kategoria -60 kg), i cili pësoi humbje në rrethin e parë nga kampioni i Evropës, Emil Pavlov. Arifi, pësoi lëndim gjatë garës, duke iu përsëritur lëndimi i mëhershëm në qafë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë…