Adelina Shehu-Kola, krenare me mantelbardhët
17 korrik 2019
| 18:39
Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjakovës, Adelina Shehu-Kola, ka marrë pjesë sot në një intervenim kirurgjik. Ajo ka falënderuar drejtoreshën e Spitalit Europen Clinic, dr. Aida Kumnova, edhe anesteziologen dr. Luljeta Canhasi dhe stafin e tyre.
“Pata rastin të jem pjesë e një intervenimi kirurgjik në sallën e operimit. Përpos duarve të tyre të arta, aparaturat më moderne që ka sistemi evropian u mundësonin realizim më të lehtë dhe të mirë të punës.
Suksese! Jam krenare me ju”, ka shkruar drejtoresha Adelina Shehu-Kola.