
Adelina Stublla emërohet Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Podujevë
03 tetor 2022
| 11:50
Me vendim të kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi, është emëruar Adelina Stublla drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Podujevë.
Adelina Stublla ka qenë për tri mandate radhazi këshilltare e Kuvendit Komunal, ndërsa në këtë mandat ka qenë edhe shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal.
Pas emërimit të Stubllës në krye të këtij dikasteri, kryetari Bulliqi i ka uruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj.