Adelina Tahiri sërish në pritje të ëmbëlsirës së dytë?

31 dhjetor 2020 | 10:48

Dy vite më parë këngëtarja, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin e saj Jon. Disa ditë më parë mediat filluan të aludojnë se këngëtarja dhe partneri i saj, Serjoza Markov do të bëhen përsëri prindër.

Mjaftoi një foto e këngëtares që fansat të dyshonin se ajo ishte shtatzënë për herë të dytë.

Mirëpo kjo nuk është fare e vërtetë dhe këtë gjë e ka thënë vetë këngëtarja. Ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, të cilët e kanë pyetur drejtpërdrejt nëse është sërish shtatzënë. Ajo ka treguar se nuk është dhe se këtë gjë ja ka vërtetuar një test shtatzënie.

“Dje bëra test jamë negativ”, është përgjigjur Adelina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës gjatë vitit 2020 është ballafaquar me sfida…