Adell Saboviq me paraqitje fantastike në not, përfundon i dyti
30 korrik 2024
| 11:55
Notari që përfaqëson Kosovën, Adell Sabovic, e ka mbyllur garën e sotme në vendin e dytë.
Saboviq garoi në 100 metra stil i lirë dhe përfundoi në vendin e dytë.
Koha e regjistruar nga notari kosovar ishte 51.77 sekonda. Në garë ishte edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, Grisi Koxhaku, i cili përfundoi i pesti.
Ndryshe, ky ishte debutimi i Saboviqit në Lojërat Olimpike.