ADEM DEMAÇI
Shkruan: Ismail Bahtiri (Hannover)
(Homazh për njeriun e penës të luftës dhe të paqes, simbolin kombëtar, fanar drite e nderi për historinëtonë të re, shembull për brezat, se çfarë mundë të bëjë njeriu për atdheun)
Jeta dhe vepra e Adem Demaçit e gjen simbolikën në aktin e tij të ndezjes me shkrepës të emrit dhe mbiemrit të tij, si një shenjë se ai po vetëflijohej për idealin e tij jetësor- kundërshtimin e sundimit serb të Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.
Të shkruash për A. Demaçin, atdhedashurinë që ka për vendin dhe njeriun, është përgjegjësi shumë e madhe, nga frika se mundë të gaboj për vlerën dhe rëndësinë që ka për kombin dhe njeriun në përgjithësi, si humanist dhe altruist, për vetëmohim dhe vetëflijim, që për ne, në këto përmasa është e padëgjuar, dhe ndoshta diçka e papërsëritshme.
Unë nuk kam as fjalë e mendim për ta vlerësuar madhështinë e këtij njeriu, sepse, vlera universale me përmasa të tilla, si rast unikat në histori, me virtytet më fisnike të shpirtit, urtësinë, humanizmin, guximin dheqëndresën Demaçi e kalon çdo masë vlerësuese. Demaçi me një thesar të mahnitshëm të shpirtit e fillon rrugëtimin e jetës, duke sfiduar robërinë e atdheut. Ku unë as me kutin e mendjes , e as me okë nuk mund ta mat. Jo, vlerat e shpirtit nuk maten me peshore, por duhet diçka tjetër si fizika kuantike apo epistemologjia,ku do të na ndihmonin ta kuptonim e njohim më mirë madhështinë e shpirtit të këtij njeriu.
Kisha dëgjuar për këtë njeri shumë nga gjyshi, si për një burrë Kosovë që dergjet diku kthinave të errëta në burgjet e rënda jugosllave. As një herë nuk pranoj që dinjiteti dhe krenaria kombëtare t’i njolloset. Ai, po si Orfeu i këndonte atdheut: më mirë në burg i dënuar e krenar, se sa i lirë i mjerë e pa vlerë. Nuk kërkoi asgjë të jashtëzakonshme. Liria nuk ka kuptim magjik. Por thjesht qiell lirie mbi kokë, rreze dielli, bukë e nder e zot në tokën e vetë për së gjalli dhe prehje të qetë në varr, në tokën e tij të lirë.
Në fillimin e gjysmës se dytë të shekullit njëzet, doli në skenën politike shqiptare, si kreator e ideolog i lirisë se Kosovës, një intelektual e autor në moshë të re. Në veprën e tij të parë, “Gjarpinjtë e gjakut”, doli në shesh mendimi i tij profetik, largpamës e filozofik. Me moton e njohur: ”Se kush është burrë, nuk e ngrehë gishtin e krimit por e shtrinë dorën e pajtimit”, bota shqiptare,sidomos Kosova u identifikua tridhjetë viteve, në Verrat e Llukës me ndaljen e vëllavrasjes dhe pajtimin e të gjitha gjaqeve në rrafshin kombëtar.
Demaçi u burgos që në moshën 23 vjeçare. Në procesin gjyqësor shprehu mendimin: “Ju na e keni robëruar e ndarë popullin tim. Por mos harroni se ju do të shkatërroni vendin e juaj dhe tonin, se këta kufij një ditëdo të largohen.” Baca e dinte mirë se kufijtë që nuk elënë të qarkullojnë idetë, mallrat dhe njerëzit, neper atakufij një ditë do të lëvizin ushtarët me armë në krahë.Se, herët apo vonë, në ata kufij pengues do të ketë luftë, gjë që koha i dha të drejtë.
Kur ta prekësh realitetin me dritën e arsyes, me atë syrin e thatë, pa e njomur shpirtin me lot, do ta kuptosh se krimi më i rëndë dhe i turpshëm është ta burgosesh njeriun e pafajshëm, që kërkonte atë që Zoti dhe nëna natyrë që në lindje i kanë dhuruar: lirinë. Demaçi edhe në burgje vepronte, e donte jetën, e çmonte artin, ku më vonë do shohim se e bukura në letrat e shkruara ishte natyra e tij e dytë po aq e mahnitshme.
Demaçi në shpirtin e tij kishte zjarr për të ngrohur të tjerët. Ai posedonte aftësi për t’ua ndezur ndjenjat dhe për t’i vënë në lëvizje pasionet. Aq më shumë që njeh personalitetin e futesh në shpirtin e madh, atë detin e pafund të humanizmit të tij, do të gjesh aty atë njerëzoren, vëllazëroren, paqësoren, vlerat universaledhe humane të njeriut.
Adem Demaçi kishte fat jo të rëndomtë.
Pjellë e marrëzisë së demonit të tij kryengritës, Demaçiu gatua në magjen e tij, i rrahur dhe kalitur në kudhrënsprovave, qëndresës, por dhe fatkeqësive, Ai këtë fat e farkoi me dhimbjen e shpirtit, e gatoi me duart e veta, i gatshëm e ka të shtruar në sofër, por ku fati i zymtë i tij nuk e solli në skenën politike, po liria, humanizmi dhe sakrifica. Njerëz te tillë janë të rrallë. Të shumtët nuk kanë forcë, që mbi supet e tyre të dobëta të bartin atë peshë të përgjegjësisë, që ua ofron historia.
Demaçi e mundi pushtuesin shekullorë me fatin e vetë të egër. I pajisur me ide që i shërbenin si forcë dhe idealin si armë, qe i pathyeshëm. Këtë e dëshmoi koha. Me gjithë ato vite burgu ai kalitet për betejë, edhe pse skicën gjenetike e kishte si ne, i thjeshtë e modest, po madhështia e veprës e beri njeriun e mbi masës, qeniae tij ishte më tepër se vetë njeriu. Pa ditur se një dit do jetë autoritet, institucion, hero e legjendë e gjallë, Demaçi kishte kaluar tash atë lëvozhgën e zakonshme.
Demaçi njihej në tërë botën, e për ta vrarë atë, së pari duhet vrarë emrin e tij, po shpirti i tij ishte i lirë. Ai fluturonte mbi krahët e imagjinatës, duke prekur apogjeun, atë pikën më të lartë të vetëflijimit. Ai pati atë guximin, që t’i kaloj këta kufij të realitetit, se përndryshe do të mbetej vetëm rob i ideve, dëshirave dhe emocioneve personale.
Në vitin 1990 e liruan, duke u kthyer në Kosovë, siç thotë vetë ai në burgun më të madh popullorë që njeh historia. Në fjalën e tij të parë publike pas burgut, në përvjetorin e parë të shoqatës, “Migjeni”, në Lubjanë, Demaçi foli për sakrificën, për unitetin, ku vetëm të bashkuar mundë te fitojmë,.
Me guxim qytetar iu drejtua kombit serb ndajshtimin “vëllezër serbë”, duke ua zgjatur dorën e pajtimit në emër të paqes. Mbas të gjithave këtyre vuajtjeve që përjetoj ky njeri i fali të gjitha. Këtu qëndron madhështiae shpirtit të tij. Po shpirti ka edhe anët e errëta, në skutat më të thella të tij ku vlojnë, gulçojnë pasionet dhe instinktet e dhunshme. Ai i mbante të disiplinuara dhe në heshtje të plotë.
Zemra Demaçit ishte e madhe dhe në të ka vend për të gjithë. Ky shpirt nuk mundë të urrej, po ky mund vetëm të fal, sepse zotëron kuptime të pakufizuar për jetën dhe hapësirën e kësaj ekzistence. Mirënjohje, çmime nga vendi e tërë bota, për këtë luftëtar të paqes. Ai nuk e donte luftën. Paqen mund ta kemi të gjithë që jetojmë në këto troje, po nëse jemi të detyruar do të luftojmë. Bëhej luftë speciale.
Fqinjët tanë, serbë, ku gënjeshtrat shpejt i bën ideal përmes elitës politike, ku interesat e tyre kalonin në fanatizëm, dhe gjenin mbështetje të fuqishme në përbuzjen e urrejtjen që kishin kundër nesh, pandërprerë u binin daulleve dhe i frynin zjarrit të luftës. Ata e dinin shumë mirë se fanatizmi që lind nga instinkti i njeriut, ku ngjallen ato instinkte të fjetura të shtazëve grabitqare, që ende jetojnë brenda njeriut, do të zgjohen dhe ishin të gatshëm në çdo kohë të fillojnë gjahun.
Koha nuk rrodhi kot. Celulat e para të UÇK-së dolën në skenë. Numri i ushtarëve rritej me shpejtësi. UÇK- ja e armatosur dobët, por me moral shumë të lartë, bëri që lufta të merr përmasa dramatike. Ndodhi pastrim etnik me përmasa biblike. Lufta e UÇK-së dhe ndihma e faktorit ndërkombëtar e arritën fitoren. Forcat serbe u larguan nga Kosova. Por Demaçi ishte aty ku duhej të ishte ai. Ishte aty ku e kërkonte puna prapë. Tash në rol tjetër duke e ndihmuar komunitetin serb, pakicë, krahas të dobëtit, duke kërkuar që serbët e mbetur të mos largohen nga Kosova...
Deri në vdekje Demaçi mbeti shpirt kryengritës dhe i pa korruptuar. Vlerë universale e njeriut, qytetarë nderi i botës se lirë, e simbol kombëtar yni.