
ADEM DEMAÇI: MOS BAN HOP – PA E QITË HAPIN*
(INTERVISTË E VOGËL, Rilindja, Prishtinë, 1958)
Njeni prej shkrimtarëve tanë mâ të rij, por produktivë, Adem Demaçin, e takuem në redaksín e botimeve të sipërmarrjes gazetare-botuese „Rilindja”, ku punon si redaktor. I bamë disa pyetje, në të cilat u përgjegj në mënyrë pothuese lakonike.
– Kemi ndie se në numrin 1 të „Jetës së re” do të dali gjysa e romanit tuej mâ të ri „Gjarpijt e gjakut”. Çka mundeni me na thanë për këtê?
– Mundem me thanē se mâ tepër ma kanda me folë për krijimet e tjerëve se sa për punimet e mija, por megjithatê po thom se „Gjarpijt e gjakut” janë nji fryt shum i përvujtë i nji synimi jo të përvujtē — me shtjellue artistikisht nji problem aq të ndërlikuem siç ka qenë e ndoshta edhe âsht hakmarrja dhe gjakderdhja ndër malet tona.
– Po për romanin e të rijve „S’ka paqë ndër kasolla”?
– I vjen, ndoshta, koha edhe atij.
– E diçka për përmbledhjen e tregimeve „Kur zoti harron”, që e keni dorzue për botim?
– Ende nuk dihet gjâ, se të gjatë e ka dardha bishtin!
– Çka mendoni pēr ata që po kërkojnë forma dhe shprehje bashkohore nē letërsín tonë?
– Mendoj (pra, vetëm mendoj po thom) se ndër ta ka edhe asi që me te vërtetë gjejnë forma e shprehje tē reja, si Besim Bokshi, bje fjala, por ka edhe asi (jo vetëm ndër vjershtarë) që mbeten vetëm si shkërbyesa, adaptatorë, huajtsa, madje edhe deformuesa të zbehtë e të dobët formash edhe motivesh që dikur kanë qenë me të vërtetë bashkohore dhe të reja për nji vend dhe ambient të caktuem. Tek e mbramja, gjithkush i bie asajde kah mundet, prandej edbe poeti përvehtson metodën e të shkruemit simbas fuqis së talentit të vet.
E pyetëm edhe për planet e tij në t’ardhshmen. Përgjegji shkurt e trup:
– I përmbahem parimit „mos ban hop – pa qitë hapin”, prandej nuk mund të thom gjâ.
R. S.
(?????? “????????”, 27 ???? 1958, ??. 6.)