Adem Demaçi varroset nesër me nderime të larta shtetërore

27 korrik 2018 | 19:14

Këshilli Organizativ i ceremonisë së varrimit të veprimtarit të shquar Adem Demaçi, ka njoftuar qytetarët e Kosovës se ceremonia komemorative do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 08:30.

“Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë. Ceremonia komemorative dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij”, thuhet në njoftimin e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka shkruar një letër nga…