Adem Grabovci: Demush Mavraj ra siç bien trimat në altarin e lirisë
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka përkujtuar dëshmorin Demush Mavraj me rastin e 19-vjetorit të rënies së tij.
Grabovci përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Demushin e kishte bashkëvendës, shok, mik dhe bashkëluftëtar.
“Ai ra siç bien trimat në altarin e lirisë për të fituar pavdekësinë”, ka shkruar Grabovci.
Postimi i plotë i Grabovcit:
Sot, bëhen 19 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Demush Mavraj.
Demushin e kisha bashkëvendës, shok, mik dhe bashkëluftëtar.
Që në takimin e parë që pata me të, Demushi iu bashkua me entuziazëm të madh dhe përkushtim radhëve të UÇK-së, duke u bërë shembull për shumë të rinj dhe të reja të kësaj ane të Dukagjinit.
Ai ra siç bien trimat në altarin e lirisë për të fituar pavdekësinë.