Adem Grabovci kërkon mbështetje për nipin e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit

16 dhjetor 2024 | 11:24

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin Valon Grabovcin në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Valoni është nip i Adem Grabovcit dhe mban numrin 55 në listën e PDK-së për deputet.

“Jeta dhe sfidat që të ofrohen, shpesh të ndërrojnë kahjen e jetës. Kjo me ka ndodh, jo rrallë. Jam lëkundur ndonjëherë, por kurrë dorëzuar. Derisa ngjarjet e fundit, me humben një pjesë të ritmit të jetës, the me thyen shpirtërisht, hyrja e Valonit në listën kandiduese, është motiv shtesë, përpos shumë arsyeve tjera për të vazhduar tutje më organizim dhe aktivitet politik.  Zaten, ua kemi borxh edhe disa burrave të mëdhenj që nuk janë sot këtu, për arsye të ditura. Valoni, si njëri nga ushtarët më të rinj të lirisë, si djalë i heroit të Kosovës, si një ekonomist dhe ndërmarrës i suksesshëm dhe me vizion për të ardhmen, është potencial që jam i bindur se do jetë i suksesshëm edhe duke qenë përfaqësues i popullit në Kuvendin e Kosovës.  Unë se bashku edhe me Valonin, gjatë kësaj kohe, do jem në kontakt me ju! Andaj, ju ftoj të na bashkoheni në ketë rrugëtim të përbashkët.  Bedriut, si kryeministër, i duhet përveç fitores edhe ekip e suksesshme në Kuvend”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola ka thënë se puna e tij tek Manchester…